PO VJEN NJË EDIZION I RI
Edicioni i vitit 2026 i #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal do të bëjë bashkë sërish lexuesit, autorët dhe organizatat kulturore në mbarë Europën.
Midis 11 nëntorit dhe 12 dhjetorit 2026, shkollat, bibliotekat, libraritë dhe institucionet kulturore do të organizojnë aktivitete letrare që lidhin autorët me lexuesit dhe festojnë fuqinë e librave.
Përgatitjet për edicionin e ri nisin në fillim të vitit 2026 dhe gradualisht ndërtojnë një rrjet europian organizatorësh dhe partnerësh.
Pavarësisht nëse je organizator, autor apo pjesë e një komuniteti leximi, je i ftuar t’i bashkohesh nismës.
Mëso se si institucioni apo organizata jote mund të marrë pjesë në nismë.
Edicioni i vitit 2026 vë në dukje miqësinë dhe bashkësinë si burim frymëzimi për ata që kërkojnë ide për aktivitetet e tyre. Është një ftesë e hapur për të ndërtuar lidhje të vërteta, jashtë linje, përmes leximit të përbashkët, bisedës dhe shkëmbimit të ideve dhe emocioneve. Librat na ndihmojnë të kuptojmë njëri-tjetrin, të forcojmë aftësitë e komunikimit dhe të krijojmë hapësirë për marrëdhënie domethënëse e afatgjata nëpër komunitete dhe në mbarë Europën.
KALENDARI I FESTIMEVE PËR VITIN 2026
Përgatitjet për edicionin #ReadForReal2026 zhvillohen gjatë gjithë vitit. Mos humb kohë dhe planifiko veprimet e tua që tani! Shih hapat kryesorë të festimeve të këtij viti.
MARS
AKTIVIZIMI I QENDRAVE (HUBS)
Ne po zhvillojmë rrjetin e Qendrave Kombëtare që koordinojnë aktivitetet në vendet pjesëmarrëse.
Je i interesuar të bëhesh një Qendër Kombëtare? Kemi përgatitur një paketë mjetesh (toolkit) të dedikuar për të mbështetur organizatat që marrin përsipër këtë rol.
Eksploro paketën e mjeteve dhe mëso si të koordinosh nismën në vendin tënd.
PRILL
MAJ
GJETJA E QENDRAVE
Inkurajojmë shkollat, bibliotekat dhe institucionet kulturore të nisin planifikimin e aktiviteteve dhe të lidhen me Qendrat e tyre Kombëtare.
Organizatorët mund të eksplorojnë që tani rrjetin dhe të kontaktojnë me qendrën që koordinon aktivitetet në vendin e tyre. Është gjithashtu një moment i mirë për të shprehur interesin për të marrë paketat e mirëseardhjes të printuara me materiale promovuese dhe informative, të cilat do t’u shpërndahen organizatorëve në vjeshtë përmes Qendrave Kombëtare.
Shiko listën aktuale të Qendrave Kombëtare, lidhu me koordinatorin tënd lokal dhe mëso se si të marrësh materialet e printuara për organizatorët.
MAJ
ALFABETIZIMI PËR DEMOKRACINË
Ftojmë përfaqësuesit e qendrave në konferencën ndërkombëtare “Literacy for Democracy – Shaping the Future” në Varshavë.
Bashkohu në debat dhe bëhu pjesë e diskutimeve mbi alfabetizimin, promovimin e leximit dhe të ardhmen e arsimit në Europë. Nëse nuk mund të marrësh pjesë personalisht, mund ta ndjekësh konferencën online.
Zbuloni se si të merrni pjesë dhe të kontribuoni në diskutime.
MAJ
QERSHOR
KORRIK
PLANIFIKIMI I AKTIVITETEVE
Ne mbështesim organizatorët dhe autorët në përgatitjen e aktiviteteve dhe partneriteteve për programin e ardhshëm.
Kjo është koha për të zhvilluar ide për aktivitete, për t’u lidhur me autorët dhe për të filluar planifikimin e aktiviteteve letrare lokale. Paketat e mirëseardhjes të printuara do t’u shpërndahen Qendrave Kombëtare.
Shpallja e aktiviteteve të Turit të Autorëve Europianë
Ne do të shpallim listën e aktiviteteve kryesore të organizuara nga Qendrat Kombëtare si pjesë e Turit të Autorëve Europianë. Si pjesë e këtij programi, çdo vend pjesëmarrës do të mirëpresë një autor ndërkombëtar që vjen nga një vend tjetër për t’u takuar me lexuesit dhe për të marrë pjesë në një aktivitet letrar të veçantë.
GUSHТ
REGJISTRIMI
Hapim regjistrimin e aktiviteteve për institucionet në mbarë Europën.
Regjistro aktivitetet e tua, zbulo frymëzim nga organizatorët e tjerë dhe frymëzo të tjerët të marrin pjesë.
Bëhu i dukshëm – së bashku krijojmë një rrjet europian të aktiviteteve të leximit.
Dërgo aktivitetin tënd dhe bëhu pjesë e programit europian.
SHTATOR
TETOR
NËNTOR
PËRGATITJET FINALE TË AKTIVITETEVE
Ne shpallim organizatorët pjesëmarrës, autorët dhe aktivitetet e ardhshme.
Aktivitetet e regjistruara në mbarë Europën nisin të shfaqen në program dhe promovohen përmes kanaleve të projektit.
Paketat e mirëseardhjes të printuara për organizatorët do të shpërndahen nga Qendrat Kombëtare te organizatorët e aktiviteteve. Materialet online do të jenë të disponueshme për shkarkim në faqen e internetit, duke përfshirë skenarë gati për përdorim për aktivitete dhe mësime.
Lista e përditësuar e aktiviteteve të Turit të Autorëve Europianë
Ne do të përditësojmë listën përfundimtare të aktiviteteve kryesore të organizuara nga Qendrat Kombëtare si pjesë e Turit të Autorëve Europianë.
11 NËNT. – 12 DHJET.
FESTIMI
Festimi europian i leximit zhvillohet në shumë vende të Europës.
Shkollat, bibliotekat, libraritë dhe organizatat kulturore mirëpresin aktivitete letrare që lidhin autorët dhe lexuesit si pjesë e nismës Read. For Real.
Ne do të ndajmë postimet, historitë, informacionet dhe entuziazmin tënd në llogaritë zyrtare në Facebook dhe Instagram të projektit #ReadForReal.
Më 19-20 nëntor do të zhvillohen punëtoritë #ReadForEurope në Blois, Francë, ku pjesëmarrësit do të punojnë së bashku për një strategji të përbashkët për promovimin e leximit në mbarë Europën dhe do të shkëmbejnë përvoja dhe praktikat më të mira nga nismat lokale.
Gjej organizatën që koordinon Read. For Real në vendin tënd dhe bashkohu me festimet!
MENDO QË TANI – BASHKOHU ME NE
Je botues, mësues, bibliotekar, librashitës, sipërmarrës apo thjesht një i apasionuar pas leximit? Bashkohu me festimet dhe planifiko aktivitetin tënd si pjesë e #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal2026.
Organizimi i një aktiviteti është një shans për ta sjellë letërsinë më afër fëmijëve dhe të rinjve, për të frymëzuar lexuesit e të gjitha moshave dhe për të qenë pjesë e një festimi europian të leximit. Vitin e kaluar, pjesëmarrësit në mbarë Europën ndanë përvoja të jashtëzakonshme — shih se çfarë ndodhi në 2025 dhe frymëzohu nga mënyra se si festuan të tjerët.
Për autorët
Autorët dhe ilustruesit janë në zemër të nismës.
Përmes takimeve me lexuesit, shkrimtarët ndihmojnë në afrimin e letërsisë me audiencat e reja dhe krijojnë takime kulturore domethënëse.
Autorët e interesuar për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2026 inkurajohen të bashkëpunojnë me organizatorët dhe qendrat kombëtare që planifikojnë aktivitete gjatë periudhës së festimeve.
Turi i Autorëve Europianë
Edicioni i vitit 2026 do të prezantojë programin kryesor: Turin e Autorëve Europianë.
Kjo seri aktivitetesh kryesore do të sjellë autorë në vende të ndryshme të Europës. Shkrimtarë të përzgjedhur do të udhëtojnë midis vendeve pjesëmarrëse, duke marrë pjesë në takime të veçanta me lexuesit të organizuara nga Qendrat Kombëtare.
Çdo qendër do të mirëpresë një autor të ftuar nga një vend tjetër, duke krijuar një mundësi për audiencën që të zbulojë zëra nga kultura të ndryshme letrare dhe të përjetojë diversitetin e letërsisë europiane.
Programi i plotë i Turit të Autorëve Europianë do të shpallet sipas kalendarit.
Bashkohu me festimin europian të leximit
Çdo aktivitet i organizuar nën slloganin #ReadFoReal kontribuon në një festim të përbashkët europian të letërsisë.
Na ndiqni në rrjetet sociale për t’u përditësuar çdo javë!