I ftojmë përzemërsisht botuesit t’u bashkohen festimeve të #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal. Një #GoodBook është një #GoodGift, vizioni ynë është të krijojmë mundësinë dhe të promovojmë idenë e blerjes së një libri si dhuratë: ne nuk bëhemi lexues nëse nuk kemi libra në shtëpi!
Organizo një event me një nga autorët ose ilustruesit tuaj gjatë periudhës 11-të nëntor – 12-të dhjetor për të festuar #EuropeanAuthorsDay, përdor identifikimin vizual për të treguar se po bashkëkrijon #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal. Logon e aksionit, posterin dhe më shumë do t’i gjesh te materialet e shkarkueshme.
Shkarkoni dhe përdorni
Shkarkoni dhe përdorni materialet e përbashkëta, postoni në mediat tuaja sociale rreth #DitaEvropianeEAutorëve #LexoPërVërtetë.
Gjej institucionin që është qendra e projektit #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal në vendin tënd dhe kërko një paketë mirëseardhjeje me materiale të printuara.
Kreativiteti është rregulli
Organizo takime me autorë, por edhe punëtori për shkrim kreativ ose ilustrim, ose thjesht lexim në zë “të zakonshëm”. Përdor #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal. Ambicia jonë është të krijojmë së bashku një festë të madhe ndërkombëtare, e cila do të përkthehet në shitje më të larta në fund të vitit. Do të ishim të nderuar nëse vendosni të na bashkoheni për të arritur më shumë së bashku.
Ftesë e hapur
Ftesa është e hapur, kushdo mund të bashkohet. Plotësoni formularin e regjistrimit në fund të kësaj faqeje interneti.
Do të ndajmë foto frymëzuese, histori personale dhe përditësime kyçe në mediat tona sociale – qëndroni të informuar dhe sigurohuni të na ndiqni në: