Bashkohu me ne, ndihmo në formësimin e festimeve të #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal në mbarë Evropën me aktivitetet e tua. Nuk ka njeri më të mirë për komunitetin se sa një anëtar i angazhuar. Prandaj, vazhdo dhe organizo një event! Takime me një autor, një ilustrues, një përkthyes; një punëtori, një lojë misteri, një festë me kostume midis 11 nëntorit dhe 12 dhjetorit si pjesë e Ditës së Autorëve Evropianë nën logon #ReadForReal – të gjitha do të jenë të shkëlqyera. Shiko materialet që ofrojmë, mos hezito t’i përdorësh dhe t’i ndash ato me komunitetin tënd.
Shpërndaj atë që organizon në profilet e tua dhe bëji tag @read.forreal që ne t’i pëlqejmë dhe t’i shpërndajmë postimet e tua. Mos harro të përdorësh hashtag-et!
#EuropeanAuthorsDay
#ReadForReal
#ReadForEurope
#ReadWithEurope
Gjej qendrën tënde
Këtu është një hartë e vendeve ku mund të marrësh mbështetje.
Gjej institucionin që është qendra e projektit #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal në vendin tënd, kërko një paketë mirëseardhjeje me materiale të printuara dhe merr asistencë nga ekspertët në gjuhën tënde amtare.
Shkarko dhe argëtohu
Të gjithë mund të bashkohen – #EuropeanAuthorsDay #ReadForReal është e hapur për të gjithë. Një gamë e gjerë materialesh të dobishme është në dispozicion falas. Shkarkojini dhe përdorini ato!